Ishte ky eventi i cili bëri bashkë në ambientet e Muzeut Kombëtar funksionarë të lartë të qeverisë, drejtues, ish drejtues, punonjës, filatelistë dhe bashkëpunëtor të pa ndarë ndër vite të Postës Shqiptare. Nderin e hapjes së aktivitetit e pati Administratori i institucionit z. Laert Duraj, i cili foli mbi rëndësinë e kësaj kompanie dhe strategjinë e zhvillimit 2018-2022 të Postës Shqiptare.
Admistratori i Postës Shqiptare z. Laert Duraj ka gjetur rastin në këtë përvjetor të falenderojë të gjithë për bashkëpunimin, duke theksuar se Posta Shqiptare është afër qytetarëve, sot, ajo i shërben 150 mijë të moshuarve, duke ju dërguar një pjesë të madhe prej tyre pensionin në shtëpi, është pjesë e përditshmërisë së jetës të gjithë shqiptarëve, duke e thjeshtuar atë në pagesat e ujit, energjisë elektrike, dërgesat individuale apo për biznesin, si dhe shërbime bankare si Cash-to-Cash, ku mund të dërgosh para brenda Shqipërisë pa komision, etj.
Shumë shpejt, këto shërbime do të zgjerohen edhe falë pjesëmarrjes aktive të postës në projektin inovativ E-government, që do të shkurtojë rrugën e shërbimeve të zyrave shtetërore për qytetarët. Muajt në vijim, do ta gjejnë postën me një sportel të dedikuar për qytetarët, postën Hibride, E-Postën dhe shumë projekte ambicioze për të fituar me dinjitet dhe përkushtueshmëri garën e tregut të konkurrencës për t’ju përshtatur klientit sipas kërkesave duke aplikuar teknologjitë më të përparuara në këtë shërbim.
Në kuadër të falenderimeve për mbështetjen dhe inkurajimin e dhënë ndaj Postës Shqiptare, fjalën në aktivitet e morën Zv. Ministrja Dorina Cinari dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj. Dokumentari artistik “Historia e Pullës Shqiptare, si dëshmitarja më besnike e historisë shqiptare”, i fali emocionin e 105 viteve krijim gjithë të ftuarve. Në atmosferën e emetimit ndër vite të pullave, u shtua edhe një pullë e re me simbolikën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu, në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”.
Diskutime rreth kësaj post