Nga Glavo Luda / Lexo.al
Ashtu siç edhe pritej, kronikat e televizioneve dhe mediave auto-vizuale si dhe ato me shkrim, “shiten” dhe një herë lajmet e përsëritura rreth ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, në përvjetorin tashmë të 5-të.
Sigurisht që media e tillë është, pasi gjaku dhe dhuna marrosin një popull të varrosur prej kohe nga mbipesha anoreksive të degradimit moral dhe natyral. Ajo çka të bën me dhimbje zemra a thua sikur je dhe ti midis atyre katër dëshmorëve që plumbi i përshkroi trupat e tyre të pafajshëm, është qëndrimi i përsëritur i aktorëve protagonistë të kësaj shfaqjeje parodive dhe tragjike.
Së pari, Ilir Meta. Mbipesha e fryrjes së abuzimit në pushtetin e ndërtuar me incest me Sali Berishën, çoi një turmë të derdhët në rrugët e Tiranës me një shpejtësi dhe madhësi si sperma e kriposur keqazi i LSI-së që pushtoi mitrën impotente të Partisë Demokratike duke lindur kështu një fëmijë-qeveri të sëmurë moralisht dhe fizikisht. Edhe njëherë, sot ai duket i zhdukur a thua sikur ka lënë ndonjë takim për thithjen e dhjamit të akumuluar prej atyre viteve abuzimi monstruoz të pushtetit.
Së dyti, Sali Berisha. Ky Alpin i pandreqshëm që edhe pse mjek, është i pashërueshëm ndaj alergjisë që i shkakton humanizmi dhe morali minimal njerëzor, vendosi që edhe në një përvjetor ti bie vrimave të fyellit të tij të mpiksur nga gjaku i përdhunimit masiv të Shqipërisë, dhe në një provokim të hapur vendos të nderoi Rugovën (një armik më shumë që përdor pas vdekje), ndërsa për ato që vrau vet fizikisht dhe moralisht me aludimet e tij…
Së treti, Edi Rama. Një nga politikanët më të aftës të gojës me fjalime që demagogët më të shquar Athinas, do kishin zili duke e dëgjuar në agoran e famshme athinase të antikitetit. Fjala e tij të rrëqeth. Fjalimet e tij politike gjatë fushatave janë inspiruese, ndërsa fjalimet ndaj rasteve me sentiment të madh, janë të kopsitura me një mënyrë të tillë që dhe kundërshtarët e tij më të mëdhenj do deheshim me romanticitetit dallgëzues të fjalëve të tij.
Në fjalimin e tij të radhës të publikuar në profilin e vet të facebook-ut doja të veçoja disa gjera që ashtu si edhe Sofokliu i famshëm demaskonte demagogët sharlatan me anë të metodës së tij të “mamisë”, edhe në këtë rast, me anë të pyetjeve, vet pala pretenduese shkon drejt paqëndrueshmërisë së pretendimeve të saj.
Para se të shtroj dy pyetje, ju në fjalimin tuaj përmendët dhe disa arritje të qeverisjes tuaj që padyshim që mund të përmendur si përpjekje serioze, ndërsa për arritje nuk e di sa mund të quhen. Një. Administrata publike. Le të mos gënjejmë njëri tjetrin. Pjesa dërmuese e konkurseve tuaja janë të shpallura para konkursit dhe kjo vërtetohet në ato pak vende që BE-ja jep fonde të veçanta. Padyshim që LSI-ja këtu është parti e parë. Mos të flasim pastaj për cilësinë e shërbimeve të gomarëve që vihen në vendet e kuajve. Nëse dikur duhej përkthyes shqip – shqip, cilësia mbetet ende katastrofale.
Shëndetësia? Keni vizituar ndonjë spital shtetëror fshehurazi pa praninë e bezdisshme të kamerave që rrezikohen nga pështymat e kërmillave që ju lëpijnë? Se ju garantojë që nëse dikush operohet do paguaj çdo material (madje dhe mbi çmim) ashtu si do paguajë çdo pjesë të personelit nëse nuk dëshiron të shtrohet sërish. Kjo është e vërteta, që nëse dëshiron vëmendjen e nevojshëm, paguan sistemin informal të ngritur por të ditur nga çdo pacient që pyet njëri tjetrit se ka lekë ka dhënë.
Arsimi? Reforma padyshim që është një hap përpara. Por të mos tallim njëri tjetrin. Çilat dhe Hoxhat që kanë universitete thjesht me çmime më të kripura për tu blere, çfarë rol luajnë në reformën tuaj? Mos të flasim pastaj për..për..për..
Këto ama janë minimale para drejtimit të gishtit të akuzës ndaj sistemit të degraduar të drejtësisë së prostituuar në korridoret politike. Shume dakord me gjithçka që thatë dhe me autokritikën tuaj. Pyetje. Përse pikërisht LSI-së Ministrinë më pak të reformuar deri tani, atë të Drejtësisë? E keqja padyshim matet dhe Meta ishte më e vogla në një moment të caktuar. Tashme që vet eksponent të LSI-së shpesh herë dalin kundër reformave të qeverisë dhe vet disa eksponent të LSI-së janë kapur në flagrancë duke vazhduar traditën e tyre të gllabërimit të pushtetit, mos vallë duhet të filloni reformën brenda koalicionit tuaj?
Z. Rama, vet ju keni deklaruar që dëshironi të mbaheni mend për diçka të lënë prapa jush. Berisha ka krijuar këtë mit të falsifikuar si një perëndi të glorifikuar nga alpinët bashkëkombës, ndërsa Meta si njëri i fjalës kur i jep votën për të dhënë pushtet dhe çfarë kjo nënkupton në filozofinë e tij abuzive. Ju, si artisti në rolin e politikanit, për çfarë dëshironi realisht të mbaheni mend?
Diskutime rreth kësaj post