Kryeministri i vendit, Edi Rama në takimin që po zhvillon me kandidatët për deputetë u ka dhënë porositë e fundit të asaj që duhet të bëjnë gjatë fushatës zgjedhore.
Rama ka thënë që PS në këto zgjedhje të dalë më 71 mandate dhe për këtë ka kërkuar që çdo kandidat të dalë derë më derë dhe të mos lërë njeri pa takuar.
Rama në komunikimin e tij tha përpara socialistëve se marrëveshja me Bashën është gjëja më e mirë për Partinë Socialiste, pasi nëse PD nuk do të futej në zgjedhje, PS nuk do ta kishte të gjatë si qeveri.
Gjithashtu Rama mësohet se është ndalur edhe te LSI dhe reagimet e saj pas marrëveshjes. Kryeministri ka thënë se e kishte lutur LSI-në që në tetor për koalicion, por ata s’kanë pranuar./
Diskutime rreth kësaj post