Në një intervistë për “Der Spiegel”, Presidenti i Serbisë, Vuçiç deklaroi se ka rënë dakord me Ramën dhe me Zaev, që kur të takojë presidentin Macron të diskutojë dhe për negociatat me dy vendet e Ballkanit.
Pas kësaj deklarate ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu. Shehu u shpreh se Vuçiç është është iniciatori i idesë së MiniShengenit duke konsideruar si një nga sukseset më të mëdha të rajonit në 30- vjeçarin e fundit.
Shehu tha se Rama i ka dhuruar Vuçiçit kurorën e “Carit” të Jugosllavisë së Re. Ish-deputeti tha se Kosova do të jetë një shtojcë e Serbisë një pjesë e zhdukur nga harta e vendeve të pavarura.
“Vuçiç ka shtuar edhe që ai është iniciatori i ides MiniShengenit duke konsideruar si një nga sukseset më të mëdha të Rajonit në 30 vjeçarin e fundit. Rama i dha kurorën e “Carit” të Jugosllavisë së Re Vuçiçit, ku do bëj pjesë Shqipëria, dhe Kosova do të jetë pjesë e Serbisë. Kosova do jetë një shtojcë e Serbisë, një pjesë e zhdukur nga harta e vendeve të pavarura. Vuçiç ua bën të ditur të gjithve, duke hequr dilemat e krijimit të këtij mashtrimi të madh që është “Shengeni” Ballkanik, që nuk është gjë tjetër, vetëm realizmi i ëndrrës së madhe e Serbisë së Re, zbehja e plotë e Kosovës dhe roli i Vuçiçit.
Vuçiçit i është dhënë prej kohësh ky rol, nga një rrëshkitje absurd apo trashanike të poltikës shqiptare, rajonale, e të jashme që nga viti 2014, duke i lëshuar hapësirë Serbisë të marrë rolin e faktorit kryesor të stabilitetit në rajon, rol që e ka patur Shqipëria gjithmonë, duke zbehur rolin shqiptar. Roli i faktorit Shqipërisë në rajon është i rëndësishëm. Ky rol kërkohet ti jepet Serbisë, një vend që nuk ka objektiv kryesor integrimin në Europë, në NATO si edhe marrëdhënien me SHBA, dhe kjo është fatëkeqësi e madhe. Kjo është ajo që tha Vuçiç, që Rama i ka dorëzuar kurorën e Jugosllavisë së Re, me Shqipërinë pjesë dhe me një Kosovë brenda Serbisë.”– tha Shehu për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post