Ylli i pornografisë e njohur me emrin artistik Stormy Daniels, në vitin 2006 kishte përfunduar në shtrat me Donald Trump, jo shumë kohë pasi gruaja e tij Melanie i kishte lindur djalin Barron.
Pas një heshtjeje disavjeçare, Daniels ka folur për media dhe për të dëshmuar vërtetësinë e fjalëve të saj, ajo i është nënshtruar edhe poligrafit dhe me sukses e ka kaluar.
Daniels thotë se lidhja e saj me njeriun më të fuqishëm në ditët e sotme, ka filluar gjatë një turniri golfi në Nevada, por më pas ata kanë vazhduar të takohen edhe në qytetet tjera.
“Një pozë e seksit, asgjë e veçantë, çka edhe pritet nga një njeri i moshës së tij. Nuk ka përdorur mbrojtje. Por ishte Ok, më ka thënë se isha e bukur dhe e mençur sikurse vajzat e tij”, ka zbuluar porno-ylli.
Sipas gazetës ‘Wall Street Journal’, avokati i Trump, Michael Cohen, aktores emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, në prag të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016, për të heshtur i kishte paguar 130 mijë dollarë.
“Derisa bënim seks, i kam thënë: ‘të lutem, mos u mundo të më paguash’. Dhe pastaj mendoja se nëse do të më paguante, kjo do të ishte një shumë e madhe”, ka rrëfyer Daniels dhe ka shtuar se frikohej se ai do ta konsideronte si prostitutë.
“Nuk e ka bërë, ishte i sjellshëm dhe më është paraqitur edhe disa herë. Çdo të 10-ën ditë.
Paramendojeni skenën ku Trump në mbathje të bardha duke të ndjekur nëpër dhomë”, ka shtuar Daniels, duke e pranuar se presidenti aktual amerikan, i kishte premtuar pasuri të madhe, por nuk e kishte realizuar. Lidhja e tyre ka zgjatur rreth një vit.
Diskutime rreth kësaj post