Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se zgjidhja në Shqipëri janë zgjedhjet e shpeshta.
Manjani thekson se kjo është rruga më e mirë për të larguar të këqijat e politikës, duke shtuar se vetëm në këtë mënyrë largohen stabilokratët që sundojnë derisa vdesin.
Postimi i plotë:
“ZGJEDHJET e shpeshta janë zgjidhja. Asgjë më të shëndetshme se zgjedhjet nuk di që të mund të largojë të gjitha të këqijat e politikës që njohim.
Me ZGJEDHJE të shpeshta, largohen stabilokratët që sundojnë deri sa vdesin.
Më ZGJEDHJE të shpeshta bie oferta financiare e blerjes së votave për pushtet. Nuk ka më para për një pushtet që bie pas 1 viti. Ska më llogjikë.
Me ZGJEDHJE zgjidhen të gjitha krizat e politikës. Politika nuk ka më të drejtë të gjykojë kundërshtarët, sepse ata i gjykon vota.
Me ZGJEDHJE të shpeshta qeveritë detyrohen të qeverisin. Ata nuk sundojnë dot më sepse bien…
Me ZGJEDHJE të shpeshta bien kokat e politikanëve dhe u hapet rruga të tjerëve.
Gara e sjell zhvillimin, por duhen ZGJEDHJET ku ajo të ndodhë.
Zgjedhje sa më shpesh!
Vetëm zgjedhjet e shpëtojnë shtetin nga presioni i përhershëm politik.
ZGJEDHJET e shpeshta çlirojnë shqiptarin nga kontrolli i përhershëm politik. Shqiptari jo politik dhe i lirë bën çudira.
Për fat të keq ka ende shumë analistë që rrudhin turinjtë kur jua plas në sy këtë zgjidhje, por është e vetmja.
ZGJEDHJET janë thelbi i demokracisë. Kush është kundër ZGJEDHJEVE, është kundër demokracisë.
Populli vendos vetë, jo me politiqenër! Aq më pak me ambasadorë dhe teori importi mbi demokracinë, politikën e shtetin.
Shqipëria ndryshon vetëm me zgjedhje.
Me stabilokratë vetëm përkeqësohet.
Kushdo shembuj suksesi të kësaj që po them, të hedhë sytë nga Italia, Greqia, Franca e madje edhe nga Kosova. Shihni atje se si bien kokat një e nga një. Sepse atje ka ZGJEDHJE.”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post