Polonia do të dërgojë avionë transporti të forcave ajrore për të evakuuar qytetarët e saj nga Izraeli, lajmëroi presidenti Andrzej Duda në një postim në platformën “X” ditën e sotme.
“Ushtarët nga forcat tona speciale do të sigurojnë mbrojtjen, ngarkimin dhe sigurinë në bord. Ne po punojmë që të gjithë bashkatdhetarët tanë të kthehen të sigurt në shtëpi”, shkroi Duda.
Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor, gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore.
Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 370 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur në konfliktin që vazhdon.
Ndërkohë, kabineti qeveritar në Izrael ka shpallur zyrtarisht gjendjen e luftës.
Diskutime rreth kësaj post