Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në MCN Live se KQZ-ja duhet të regjistrojë PD-në e përfaqësuar nga Sali Berisha për zgjedhjet e 14 majit.Kalemaj tha se ky është vendimi i fundit i gjykatës dhe si i tillë duhet respektuar.
Politologu shtoi se do të hapë debat një vendim i mundshëm i gjykatës në muajin prill, që mund t’i japë vulën grupimit të Alibeajt.
“Ky i referohet vendimit të fundit të gjykatës, që e ka regjistruar PD-në të udhëhequr nga Berisha si të tillë, që të çojë komisionerët dhe të regjistrohet. Ndërsa çështja e vulës do mbante pezull regjistrimin formal të opozitës në zgjedhje. Ose do shtyhen afatet, gjë që s’mund të bëhet pasi është përcaktuar data e zgjedhjeve. Sa i përket pjesës tjetër, a kanë apo s’kanë kandidatë. Nga 61 bashki ka nxjerrë 10 kandidatë, pala Alibeaj. Ishin diku te 6-7 emra. Deri në 29 janar është regjistrimi në KZAZ i komisionerëve. Nëse i referohemi këtij afati KQZ është e detyruar të pranojë si komisionerë në KAZAZ dhe si kandiatë PD-në e përfaqësuar nga Rithemelimi, sepse ai është vendimi i fundit i gjykatës. Se çdo vendosë gjykata në të ardhmen, që mund të jetë prill, shtator i vitit tjetër…. Kjo s’e pengon gjykatën dhe KQZ kandidatët e PD të përfaqësuar nga Rithemelimi. Çdo të ndodhë nëse vendimi i gjykatës vjen në muajin prill, kjo do hapë shumë debat”, u shpreh Kalemaj.
Kalemaj tha se është arbitrare që mazhoranca të zgjedhë kundërshtarin e saj politik.
“Ka një klientelë shumë të fuqishme, me 9200 patronazhistët, me administratorët e pallateve që janë kthyer në ushtri të PS, salamandra elektorale, të gjitha këto janë faktorë që ndikojnë pozitivisht për Veliajn. Por ka edhe anën e konsumit, antipatia që ka jo vetëm një pjesë e opozitës, por edhe pjesa gri. Tirana është një qytet i pistë. Tirana është një nga kryeqytetet më me trafik në Europë, me më shumë metër katror beton në Europë, me më pak ujë të papijshëm në Europë. Kemi dy realitete, në një realitet kemi një opozitë me 101 probleme që ka nuk hyn në pozita të forta në këto zgjedhje, por është absurd, arbitrare që mazhoranca të zgjedhë kundërshtarin e saj politik. Pse i trembesh ti kundërshtarit politik?!”, thekson Politologu.
Diskutime rreth kësaj post