Politikanja ukrainase Evgenije Muraev, ka thënë se Ukraina mund ta ketë fatin e Jugosllavisë në të ardhmen e të ndahet në shumë pjesë.
Në një prononcim për një televizion ukrainas, ajo tha se vendet perëndimore të tilla si Polonia, Hungaria, dhe Rumania kanë qëllimet e tyre për investim në zonat kufitare duke dhënë pasaportat e tyre ukrainasve.
“Ne nuk jemi të pavarur ekonomikisht, nuk mund ta mbajmë veten, nuk kemi të ardhme premtuese, ne jetojmë me kredi”, – tha Muraev.
Ai kritikoi presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenskyn për deklaratat e tij se BRSS-ja ishte gjoja agresor.
Më parë, ish-presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili gjithashtu foli për shpërbërjen e mundshme të Ukrainës. Sipas tij, shteti është në prag të shpërbërjes.
Diskutime rreth kësaj post