Duket se e mbeshtesin por ata ndodhen nen presionin dhe kercenimin e shefit te qeverise shqiptare.
Kete deklarate te forte e ka bere kryetarja e LSI Monika Kryemadhi sonte ne emisionin “Të paekspozuarit” te gazetarit Ylli Rakipi ku po flitet per rolin e ambasadoreve ne vendin tone.
E pyetur se a e mbeshtesin ambasadoret Lu e Vlahutin kryeministrin Rama, ajo ka thene:
“Ka pasur raste që e kanë mbështetur, ata janë në presionin e Ramës dhe do ishte më mirë të mbështetin Ramën në një media shqiptare se sa të marrin një letër kërcënuese të kryeministrit të Shqipërisë drejt shefit të tyre. Edi Rama i ka kërcënuar të gjithë ambasadorët e huaj këtu me vendet e punës së tyre”.
Diskutime rreth kësaj post