Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka publikuar së fundmi një foto me reperin Noizy. Jo vetëm kaq por ai ka edhe një kërkesë për të gjithë reperët.
Ndër të tjera, ai ka kërkuar nga Noizy dhe reperët e tjerë që të mos e kopjojnë politikën shqiptare, të mos përdorin gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin.
Postimi i plotë i Gecit:
“Të nderuar miq, mbrëmë kam takuar Noizyn në Prishtinë, gjatë kësaj vere kam takuar dhe biseduar gati me të gjithë reperët shqiptar të Kosovë dhe të Shqipëri.
Kërkesa ime e vazhdushme për secilin prej tyre ishte: “Mos e kopjoni politikën shqiptare”mos përdorini gjuhë urrejtje dhe fyese për njëri-tjetrin
“Fjale e mirë sjellë fjalën e mirë ,fjala e keqe sjellë fjalën e keqe ,dhuna sjellë dhunë”
Ne të gjithë jemi shqiptar dhe duhet ta duam njëri-tjetrin dhe të jemi gjithmonë të gatshëm ti mbrojmë trojet tona.
Rinia jonë është e mrekullueshme, demokratike, pro-Perëndimore dhe kurrë me Lindjen, populli ynë ska asgjë të përbashkët me Lindjen.
Këto ishin kërkesat e mia që i kam shprehur së pari reperit më të ri Don Xhonit, pastaj Stresit, Azetit e edhe Noizyt.
Te gjithë ju Doni, Stresi, Azeti, Noizy Ledri, Kresha Unikatili këndoni, vallëzoni, jetoni një për të gjithë e të gjithë për një”.-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post