Me akuzën për ndërhyrje në punët e brendshme, qeveria në ikje e Malit të Zi ka dëbuar nga vendi ambasadorin serb. E irrituar, Serbia ka reaguar me masë reciproke, duke i dhënë 72 orë kohë për t’u larguar ambasadorit malazez në Beograd.
Politikani shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka theksoi se Podgorica zyrtare ka qenë e detyruar të ndërmarrë një akt të tillë pasi ambasadori serb ka vepruar jashtë kompetencave diplomatike.
“Kjo është një masë, e cila i është imponuar Malit të ZI pasi ambasadori serb, i cili ishte në detyrë në Podgoricë, i ka kryer të gjitha rolet, por vetëm rolin e ambasadorit nuk e ka patur. Është përfshirë në disa çështje të brendshme të Malit të Zi sa i takon zhgënjeve të fundit. Mali i Zi ka qenë i detyruar të marrë një masë të tillë”, tha ai duke folur në Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post