Duhet të jemi në paqe me shqiptarët, boshnjakët, kroatët e mbi të gjitha me veten. Këta ka deklaruar politikani serb Çedomir Jovanoviç.
“Duhet të veprojmë ndryshe”, tha Jovanoviç duke shtuar se “Evropa është një emër tjetër për paqen”.
Politikani serb shtoi se fëmijët e lindur në Serbi duhet të jenë brezi i parë që kanë lindur në paqe dhe që duhet të jetojnë në paqe.
“Kjo është ajo që i duhet këtij populli dhe Serbisë së vuajtur. Ndjeva duke folur në Serbi se fëmijët tanë duhet të jenë brezi i parë i këtij kombi që ka lindur në paqe dhe që jeton jetën në paqe. Dhe në mënyrë që ata ta jetojnë atë jetë në paqe, edhe ata rreth nesh duhet të jenë në paqe. Ne duhet të jemi në paqe me shqiptarët, boshnjakët, kroatët dhe para dhe në fund duhet të jemi në paqe me veten, sepse sot jemi armiqtë tanë më të mëdhenj”, tha Jovanoviç.
Politikanin liberal nga Serbia, vizitoi Kosovën pak ditë më parë, ku u takua me kryeministrin Albin Kurti.
Presidenti i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, njoftoi se do të hyjë në zgjedhjet e reja në Serbi që do mbahen më 17 dhjetor nën sloganin “Duhet ndryshe” dhe me një fushate në të cilën synon t’ua tregojë qytetarëve serbë të vërtetën për Kosovën e pavarur.
Jovanoviç njoftoi se vendimi për të hyrë në zgjedhje erdhi pas sulmit në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
“Serbët dhe shqiptarët, shqiptarët dhe serbët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë, sepse ajo është e vetmja Kosovë, Kosovë për të gjithë ne dhe për të gjithë fëmijët tanë”, ka shkruar Jovanoviç.
Diskutime rreth kësaj post