Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani ka hedhur akuza ndaj kryeministrit, Edi Rama, kryedemokratit, Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shabani u shpreh se te tre vjedhin votat e qytetarëve.
Sipas tij, në këto 32 vite, të vetmit që kanë humbur janë shqiptarët.
“Këtu, Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës nuk ia ka vjedhur njeri votat. E para, sepse kanë qenë në pushtet, i kanë mësuar të gjitha hilet e sistemit. Unë i kam ndjekur zgjedhjet e fundit, sesi i numëronin votat. Kanë numërues, vëzhgues të parë, të dytë.
Të ankohet Sali Berisha apo Edi Rama që i vjedhin votat, këtu është çfarë të thuash. Kanë 32 vite që nuk humbasin asnjëherë, kush ka thënë që unë humba? Këtu vetëm qytetarët shqiptarë humbasin”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post