Këtë të enjte është mbledhur sërish Kuvendi i Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie.Deputetët dhe ministrat janë pritur tek dera e Parlamentit nga mjekët të cilët i kanë matur temperaturët me termometër.
Gjithashtu uniformat e bardha kanë shpërndarë mjete mbrojtëse për politikanët e pakujdeshëm që u paraqitën në Kuvend pa dorashka dhe maska.
Ata janë kontrolluar një nga një dhe më pas janë lejuar të futen sallën e parlamentit.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama politikanët shihen brenda sallën të gjithë të pajisur me mjete mbrojtëse.
Kjo metodë po përdoret për të rritur masat e sigurisë për mospërhapjen e koronavirusit që kur u mor vendimi për nisjen e seancave parlamentare.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post