Nuk mendoj të them që ajo që po bën qeveria është gjëja më e zgjuar që mund të bëhet në këto momente, por një gjë e them me bindje, që qeveria po bën atë që mundet’.Këtë tha ndër të tjera, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko gjatë një prenoncimi për mediat lidhur me situatën që u krijua pas tërmetit të 26 nëntorit në vend, duke theksuar se qeveria po mundohet të bëjë gjithçka.
Ndalur tek ftesa e kryeminsitrit Rama për Opozitën që të ulet në tryezën e Komitetit të Rindërtimit për të folur dhe hedhur ide e propozime konkrete për të përballuar situatën, Majko tha se nuk bëhet thjesht për të realizuar një foto.
‘Nuk bëhet thjesht për të realizuar një fotografi. Është shumë e rëndësishme edhe për njerëzit e traumatizuar që të gjitha palët sipas parimit shumë mendje janë më shumë sesa disa mendje. Prandaj në këto kushte kur Shqipërinë e kanë goditur tre tërmete brenda një viti është e nevojshme që politika të ndryshojë pak lëkurë nëse ka mundësi. Nuk bëhet fjalë për një histori që do mbyllet brenda disa muajve do të duhet një kohë relativisht e gjatë. Do të duhen shpenzime shumë të mëdha për të tejkaluar dëmet e tre tërmeteve’.
Ministri i Shtetit për Diasporën foli për gazetarët pas konferencës; Itali dhe Shqipëri, një portë e hapur në Ballkan”, ku u mbaj në nisje një minutë heshtje për ndër të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
Kujtojmë se Pandeli Majko, në kohën kur ishte kryeministër në vitin 1999, dha urdhër që të mos ndërtohet asnjë godinë apo pallat në zonat pranë kënetës për shkak të rrezikut dhe urdhëroi shembjen e atyre ekzistuese.
Ky urdhër i Pandeli Majkos u firmos në vitin 1999. Por pas kësaj periudhe, ndërtimet dhe rindërtimet nuk patën të ndalur.
Diskutime rreth kësaj post