Gazetari Milaim Zeka në një lidhje me ‘Skype’ ka diskutuar sot në emisionin ‘Shqipëria live’ për zgjedhjet lokale që u mbajtën sëfundmi në Kosovë, teksa ende nuk ka një rezultat përfundimtar, pasi shumica e komunave janë në balotazh.
Në këto zgjehdje kandidonte edhe ish-banori i “Big Brother, Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika.
Ai hodhi kandidaturën e tij për kryetarin e komunës së Pejës. Nuk fitoi, por është e guximshme dëshira e Kikës për të marrë pjesë thuajse në çdo palë zgjedhje. Ai zgjodhi një slogan interesant: “Puthma Pejën”. Milaim Zeka se po të ishte Kika në Prishtinë do ta votonte.
“Kikën e kam mik dhe në garën politike fitorja e tij është pikërisht humbja. Po të ishte në Prishtinë do ta votoja. Por kam votuar një kandidat që është super intelektual, Përparim Rama, i cili ka ardhur në momentin më të rëndë për kryeqytetin e Kosovës. Zgjedhjet kanë shkuar në mënyrë demokratike dhe qetë. Model për vendet e tjera të Ballkanit”, tha Zeka.
I pyetur nëse ka pasur denoncime apo akuza për kandidatët, gazetari i njohur tha se “ky model ende nuk është marrë ende nga Shqipëria”.
“Ky yrrnek që e kanë mbjellë që 30 vjet në Shqipëri që nga Sali Berisha e të tjerë lider nuk është marrë. Yrrnek është nëse ti qëndis diçka, merr një model. Me qëndis një flamur apo lule. Ky model i keq nuk ka ardhur ende te ne, tentoi fuqishëm Albin Kurti që ta eksportonte, por dështoi”, shtoi Zeka.
Duke iu referuar Kikës, Milaimi tha më pas se “i jep të drejtë që ka kandiduar, pasi politika është bërë si Big Brother”.
“Mund të futet kushdo. Niveli dërrmues në asketin intelektuak është barazi me një amebë qelizore. Kanë një të kaluar kriminale dhe janë totalisht pa asnjë përvojë politike. Është bërë politika pazar”, tha Zeka.
Diskutime rreth kësaj post