Një efektivi të Policisë i ka rënë të fikët gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, që po zhvillohej ditën e sotme.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi gjatë kohës që po fliste Belind Këlliçi, ish-kandidati për kryetar të Bashkisë Tiranë.
Efektivi është shoqëruar nga kolegët drejt një automjeti të Policisë dhe më pas është transportuar me të drejt spitalit.
Momenti kur policit i ka rënë të fikët është shoqëruar me tensione dhe një situatë paniku mes të pranishmëve.
Diskutime rreth kësaj post