Policia italiane në Romë u nis me urgjencë drejt një banese pas raportimeve për zhurmë dhe të thirrura.
Por në vend që të gjenin ndonjë keqbërës, çfarë gjetën në apartament i bëri t’u mbushen sytë me lot.
Një çif të moshuarish, Jole 84-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Michele 94-vjeç ndodheshin të vetëm në apartamentin e tyre të vogël. 84-vjeçarja kishte ndezur televizorin për të dëgjuar lajmet dhe pyeti bashkëshortin e saj “pse ka kaq shumë urrejtje në lajme”.
Ajo nisi të qante dhe mesa duket fqinjët e trembur njoftuan policinë.
Karabinierët që mbërritën në banesë e kuptuan situatën. Çifti i të moshuarve kishte shumë vite që nuk vizitohej nga njerëz të afërm. Kështu që ata vendosën të qëndrojnë për disa çaste dhe të gatuajnë makarona për çiftin.
Policia e Romës e ka shpërndarë këtë histori duke thënë se çiftin e të moshuarve po e mbyste vetmia.
Diskutime rreth kësaj post