Një qytetare, e cila sot mori tesërën e Partisë Socialiste është emocionuar së tepërmi kur takoi kreune PS-së në Selinë rozë.
Qytetarja, e cila kishte ndërmend të lavdëronte punën e Policisë së Shtetit, nisi të ngatërrohej me fjalët. Ajo po tregonte se si i kishin vjedhur çantën dhe Policia i ishte përgjigjur.
Mirëpo, nuk arriti dot ta thoshte deri në fund historinë, pasi u ndërpre nga batutat e Ramës.
Qytetarja: Unë para se të vija këtu pata një incident, ashtu me çantën. Telefonova Policinë dhe erdhi për 20 minuta…Policia…
Rama: Do të thuash që Policia të solli në Partinë Socialiste?!
Qytetarja: Jo, por…policia…
Rama-Tahirit: Dhe unë po thoja kush është njeriu i duhur të të japë teserën, por ti e the vetë. Këtu s’ta merr njeri çantën./Panorama
Diskutime rreth kësaj post