Pas thirrjeve anti-shqiptare në Bularat të Gjirokastër, polica ka shoqëruar dy persona, të cilët po verikohen nga kanë hyrë në territorin e Shqipërisë. Nëse kanë hyrje të rregullt do lejohen të vijojnë. Po kanë hyre ilegalisht do procedohen penalisht për kalim të paligjshëm të kurit, thonë burimet nga Policia e Gjirokastër.
Ndërkohë emrat e të proceduarve nuk janë bërë të ditur. Për këtë ngjarje kanë raportuar dhe mediat greke të cilat shkruan se në Policia janë shoqëruar 4 drejtues të lartë të komunitetit grek në Epirin e
Veriut, janë marrë në pyetje nga policia shqiptare.
Mësohet se ata janë Bobby Karathano- Kryetar i Asociacionit Qendror të Epirit të Veriut, Thoma Stefos ish-anëtare e Këshillit të Përgjithshëm DEEEM Omonia, Christos Ntoutsi – Ish Zyrtari i Qarkut Upper Dropoli, Andrea Kourtis, Drejtori Komuna Heliopolis. Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë ekstremisti i njohur Babis Karathanos dhe Anestis Kacis. Burimet gjithashtu sqarojnë se forcat anti-terror, kanë identikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën.
Babis Karathanos printe sot edhe arkëmortin me trupin e pajetë të Kaçifës nga Bularati për në varrezat e fshatit, ndërsa në duar mbante amuj grek dhe bënte thirrje si “Vorio-Epiri është tokë greke” apo dhe “Këtu është Greqi”.
Babis Karathanos është përfaqësues politik i “Agimit të Artë” dhe i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, ndërsa ka qenë i akuzuar
Diskutime rreth kësaj post