Policia e Shtetit nuk vë vetëm gjoba, por edhe të motivon. Një nismë e tillë ka nisur sot ku Policia Rrugore ka lancuar “Llotarine e Radarit”, e cila do te nxjerre 20 fitues, 20 shofere model te cilet respektojne rregullat e qarkullimit rrugor.
“Llotari për drejtuesit mjeteve qe respepktojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Një nga fakotërët kyc te aksidenteve është dhe shpejtësia, ne kemi vendosur te perzgjedhim drejtuesin e mjetit model që respekton rregullat.
Jane vendosur radarët që operojnë në rrugët e Shqipërisë, kane modul automatik qe përcvec konstatimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, do tregoje edhe ata qe qarkullojne brenda normave te lejuara.
Fituesit do perzgjidhen ne nje shorte që do jetë live ditën e premte ku do përzgjidhen 20 drejtues që do u dhurohen 20 polica sigurimi për këto drejtues mjetesh që konsiderohen model. Këto radarë janë vendosur do jenë në rrugët dhe akset kryesore aty ku janë identifikuar si njolla të errëta”.
Diskutime rreth kësaj post