Gabimet gjatë qarkullimit ne rruge shkaktojnë probleme dhe mbi te gjitha gjoba nga policët. Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur 148 mjete, të cilat janë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, gjoba të cilat variojnë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të rinj.
Në njoftimin e policisë thuhet se këto mjete, gjatë parakalimit nuk janë pozicionuar në anën e djathtë të karrexhatës por kanë vijuar të qëndrojnë në anën e majtë, duke u kthyer në këtë mënyrë rrezik për mjetet e tjera.
Njoftimi i policisë:
“Kujdes!
Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!
Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.
#Drejtomjetinmekujdesrespektorregullateqarkullimitrrugor!” lajmërojnë ata.
Video:
Diskutime rreth kësaj post