Është përshkallëzuar protesta e banorëve të Divjakës, ku i pranishëm është edhe kryetari i PD-së në Lushnjë Eduart Sharka. Policia është përplasur me banorët duke i shtyrë që të mos kalojnë zonën e rrethuar me shirit ku do të kryen punimet për vendosjen e traut. E pranishme në protestë është edhe deputetja e PD-së Ilda Dhora.
Sot është dita e katërt që banorët e zonës protestojnë kundër vendimit që qeveria ka parashikuar, për të vendosur traun në hyrje të Parkut të Divjakës, ku qytetarët do të lejohen të kalojnë apo dalin nga zona vetëm kundrejt një takse.
Protesta ka nisur pa probleme, por si duket ndërhyrja e policisë ka bërë që situata të agravojë dhe të dyja palët të përplasen.
Banorët shprehen të indidnjuar se vendimi është i jashtëligjshëm, ndërsa bëjnë thirrje që të bashkohen edhe qytetarë të tjerë.
Të pranishëm në këtë protestë janë edhe Eduard Sharka, kreu i Sindikatës së Fermerëve, njëkohësisht kryetar i PD Lushnje dhe deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhora e cila më herët ka denoncuar këtë rast dhe problematikë të qytetarëve, të cilët kundërshotojnë me çdo kusht taksën që parashikohet të vendoset me vendim qeverie në hyrje të Parkut të Divjakës.
Diskutime rreth kësaj post