Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI) paditi të martën në prokurori kryeministrin Edi Rama, pasi ka shkelur ligjin kur ftoi policinë që të marrë vota për Partinë Socialiste.
Në padinë e LSI-së, thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit, por gjithashtu ato thyejnë rëndë moralin e detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet. Sipas LSI-se, kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet, pasi shkel hierarkinë shtetërore të akteve ligjore.
“Shkeljet janë që nga Kushtetuta e deri tek VKM-ja më e fundit, e cila e ndalon Policinë e Shtetit të marrë pjesë në fushatën zgjedhore.
Sipas LSI-së, Edi Rama me veprimet e tij, ka shkelur rëndë rregullat në një proces zgjedhor dhe ato tregojnë se ai ka konsumuar njëherazi elementë të veprave penale.
Nisur nga deklarata e papërgjegjshme e Kryeministrit, LSI e vlerëson të nevojshme që Presidenti i Republikës të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thuhet në padinë e LSI-së, depozituar sot në prokurori.
Diskutime rreth kësaj post