Pas arrestimit të bujshëm të anëtarëve të dyshuar bandës që vrau Devi Kasmin, policia mban të rrethuar vilën në pronësi të Aurel Hoxhallarit. Ky i fundit është në arrati dhe dyshohet se ishte koka e bandës, njëherësh porositësi i vrasjes së Kasmit. Burimet i thanë televizionit ABC News se “këto ambiente mbahen nën ruajtje, pasi mendohet se janë përdorur edhe për krime të tjera. Mund të jenë torturuar e shantazhuar shumë persona me qëllim vjeljen e gjobave”.
Brendë vilës luksoze, e cila ndodhet në Kodër Mëzez u gjetën arsenal i vertetë armësh, si snajpera, automatikë, pistoleta, mina me telekomante e deri te raketahedhës.
Këto armë theksojnë burime nga policia e kryeqytetit, dyshohen se mund të jenë përdorur edhe në disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në vend gjatë dy viteve të fundit.
Grupi hetimor ka dërguar për këqyrje balistike pranë laboratorit të policisë shkencore për të ekzaminuar nëse ato armë përputhen me krimet krimet e pazbardhura të ndodhura në Tiranë, Vlorë, Durrës apo edhe në Shkodër.
Gjithashtu, pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të cilat ishin vendosur në të gjithë perimetrin e vilës njëkatëshe, ekspertët kanë mbledhur të gjithë shenjat e gishtërinjve të personave që kanë qëndruar në banesë. Dyshimet janë se në ambientet e brendshme të saj, banda kriminale e drejtuar nga Aurel Hoxhallari, i cili ndodhet në arrati kanë torturuar e shantazhuar disa persona me qëllimin e vetëm për të përvetsuar para. Këto shtetas nuk kanë bërë kallzim në polici nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme të bandës kriminale, e cili kishte si pjestarë edhe personat arrestuar si Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari.
Ndërkohë prokuroria ka zbardhur edhe procesverbalin e vrasësit me pagesë të ardhur nga Greqia, Efthymiou Efthymious.Ai ekzekutoi në mënyrë mafioze mbrëmjen e 29 janarit Devi Kasmin poshtë shtëpisë së këtij të fundit në lagjen “Kongresi i Manastirit”. Nga dokumenti shihet se 41-vjeçarit grek i janë sekuestruar një shumë parash, prej rreth 2 mijë euro, pasaportë greke me emrin e tij, patentë greke, celular, kartë debiti, etj.
Diskutime rreth kësaj post