Policia maqedonase përdori sot gaz lotsjellës kundër një grupi prej rreth 300 migrantësh sirianë dhe irakianë, ndërkohë që ata po përpiqeshn të rrëzonin një barrierë kufitare në kufirin grek për të kaluar më pas në territorin maqedonas.
Pasi mënjanuan një kordon policor grek, migrantët arritën të rrëzonin edhe barrierën kufitare, që shënonte kufirn me Maqedoninë.
Disa migrantë qëlluan me gurë ndaj policëve maqedonas, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.
Sipas një OJQ-je maqedonase, e pranishme në vendngjarje, të paktën 30 persona, pjesa më e madhe fëmijë, kërkuan përkujdesje mjekësore.
Rreth 300 irakianë dhe sirianë bënë rezistencë në përpjekje për të rrëzuar pengesën e murit me tela me gjemba midis Greqisë dhe Maqedonisë në formë proteste kundër uljes së numrit të migrantëve të autorizuar të kalojnë në Maqedoni për të mundësuar kalimin drejt Evropës Veriore.
”Pasi kanë ushtruar presion ndaj kordonit të policisë grekë, migratët kanë pushtuar hekurudhën duke kaluar telat me gjemba që shtrihen në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë”, sipas medias e pranishme në vendngjarje.
Diskutime rreth kësaj post