Sërish droge e madhe në vend, operacione pa fund dhe trafikantë që përfundojnë pas hekurave. Një aksion i beftë ka zbuluar sot plot 343 kilogramë kanabis sativa, 425 fara bimë kanabis, 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe 75 fishekë model 56 janë sekuestruar nga policia e Fierit, në një operacion antidrogë të koduar “Gryka”.
Në pranga kanë përfunduar 11 persona, 3 po procedohen penalisht ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë; Mehmet Skënderaj, 63 – vjeç, banues në lagjen “Çole” Vlorë, Leo Tafa, 33 – vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier, Eglantin Tafa, 35 – vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier, Ardit Tafa, 20 – vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier, Dorian Tafa, 34 – vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier. Miklovan Kuka, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier, Artan Skënderaj, 35 – vjeç, banues në Ksamil dhe Meto Skënderi, 38 – vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier.
Ndërsa penalisht janë proceduar dy femra, J.M, 26 – vjeçe, banuese në fshatin Mallas, Mallakastër, T.Gj, 39 – vjeçe, banuese në fshatin Libofshë, Fier, si dhe i moshuari A.S, 82 – vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se nga kontrolli i ushtruar në banesën e Mehmet Skënderaj u gjetën 145 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 425 fara bimë kanabis.
Arrestimi i Fatos Skënderaj u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 91 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe 75 copë fishekë.
Në banesën e Albert Sulaj u gjetën 22 kilogramë kanabis. Në atë të Barjam Sulaj, u gjetën dhe sekuestruan 2 kilogramë kanabis, ndërsa në banesën e të arrestuarit tjetër, Fatos Skënderaj, u gjetën 21 kilogramë kanabis.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e: V.S, 81 – vjeç, dhe P.S, 39 – vjeç, pasi në banesën e V.S, e cila shërbente si bazë për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike, janë gjetur 62 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Diskutime rreth kësaj post