Disa persona të panjohur kanë kërcënuar me jetë sot kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe asistentin e tij Nezir Ismaili.
Kanosja mësohet se ka ndodhur brenda ambjenteve të Komunës së Prishtinës.
Edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar kanosjen ndaj zyrtarëve të lartë të Komunës.
‘Sot rreth ora 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, në objektin e Komunës, me rastin po merren njësitet kompetente’, ka theksuar Ahmeti.
Diskutime rreth kësaj post