VV : “Policia intervenoi dhunshëm ndaj protestuesve që po vinin nga Tirana”
Prishtinë, 9 janar
Lëvizja Vetëvendosje
Policia e Kosovës intervenoi dhunshëm ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria. Policia i ndaloi ata në kufi për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe përdori dhunën për t’i shpërndarë.
Qeverisë së Kosovës, e orientuar që ta lejojë futjen e Serbisë në Kosovë, po i pengon ardhja e motrave dhe vëllezërve tanë nga Shqipëria, për të protestuar në mbrojtje të Republikës së Kosovës.
Policia që nga mëngjesi ka filluar me provokime të rënda ani pse çdo konventë ndërkombëtare e obligon që të sigurojë të drejtën e pjesëmarrjes së lirë të njerëzve në protesta.
Ndalimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria, është veprim antikombëtar dhe i kundërligjshëm.
Më poshtë mund ta gjeni videon:
Diskutime rreth kësaj post