Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se ditën e djeshme Policia i shkoi në banesë ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla i cili u dënua në mungesë nga GJKKO me 2 vite burg.
Mirëpo, policia nuk e gjeti në banesë Llallën, aty ishin bashkëshortja, fëmija i vogël dhe një i afërm. Uniformat blu i ranë ziles dhe më pas i afërmi pas 2-3 minutash hapi derën.
Asnjë prej tyre nuk dha ndonjë informacion për Llallën apo vendndodhjen e tij teksa Policia kërkoi për rreth 10 minuta.
‘’E konfirmuar zyrtarisht. E kemi thënë dje në studio, Llalla ka dalë 14 ditë më parë nga Rinasi, nuk dihet nëse destinaacioni ka qenë transit apo është në vend tjetër. S’kemi informacion për vendndodhjen. Nëse s’ka hyrë ilegalisht, dhe s’besoj të ketë ndodhur, ai rezulton të jetë jashtë vendit edhe pse është në kërkim kombëtar. Policia është në ditën e dytë të kërkimit.
Ndryshe nga Llalla, ka persona të tjetër të dënuar për vrasje, burg etj, rezultojnë me TIMS jashtë vendit, por mund të kenë hyrë në Shqipëri dhe Policia ka disa protokolle.
Policia shkoi në banesë, por për opinionin publik duket si shoë. Policia duhet ti bëjë këto, merr kontakt në banesë, me familjarët. Sipas ligjit, duhet që Policia shqiptare për 3 muaj të kryejë kërkime në gjithë vendin.
Kam konfirmuar që Policia ka shpërndarë urdhrin në të gjitha drejtoritë e Policisë në qarqe. Në gjithë vendin, bëjnë kërkime për gjetjen sepse mund të ndodhë që mund të ketë hyrë ilegalisht në vend.
Llalla e ka humbur betejën morale, do të doja të ishte në sallën e gjyqit dhe të përballej me drejtësinë. Z.Llalla është person i dënuar me vendim të formës së prerë.
Familjarët nuk kanë dhënë informacione. Ne ndoqëm nga afër gjithë mbërritjen e Policisë, kontaktin me familjen. 10 minuta qëndruan. Pak a shumë diçka e tillë. Në dijeninë time ka qenë bashkëshortja me fëmijën e vogël, këtë e kam konfirmuar dhe një person tjetër, i afërm. Nuk dhanë informacion. Deklaruan jo me procesverbal, i deklaruan se nuk kanë informacion për vendndodhjen e tij.
Policia insistoi disa herë, në 2-3 minuta një pjesëtar hapi derën. Policia mori kontakt dhe u largua, nuk bëri komente as për median.’’– tha Lala.
Diskutime rreth kësaj post