Policia e Tiranës ka publikuar sot aktivitetin e javës që lamë pas dhe shkruan se janë arrestuar 71 shtetas.
Po ashtu në njoftim bëhet me dije se 17 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 129 po procedohet në gjendje të lirë.
Të gjithë këta shtetas janë proceduar për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i plotë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë gjatë 1 jave
Gjatë javës që lamë pas strukrurat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 217 autorë krimesh, nga këta:
– 71 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale
– 129 shtetas të proceduar në gjëndje të lirë
– 17 shtetas të shpallur në kërkim
Ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me Radar me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 47 shtetas, nga këta :
– 11 shtetas të proceduar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor”
– 33 shtetas të proceduar për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”
– 3 shtetas të proceduar për “Largim nga vendi i aksidentit”
Kanë vijuar takimet sensibilizuese me komunitetin kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe ka vijuar kontrolli i territorit.
Janë plotësuar 22 Kërkesë Padi për Urdhërmbrojtje të Menjëherëshme.
Janë kryer takime dhe mbledhje me shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë.
Diskutime rreth kësaj post