Policia e kryeqytetit i ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë me rigorozitet protokollin e sigurisë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19. Autoritetet bëjnë thirrje që të mos ketë grumbullime në vende të mbyllura, ceremoni festive apo mortore.
Gjithashtu, Policia e Tiranës bën me dije se disponon listën me emrat e personave që janë të infektuar, dhe do të marrë masa nëse konstaton thyerje të karantinës nga të tillë persona.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Tiranë
Policia e Tiranës apelon për qytetarët, për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Të nderuar qytetarë,
Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, kërkojmë bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin tuaj për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.
Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive!
Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoi shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat!
Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur COVID-19!
Kushdo që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.
Të nderuar qytetarë, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ju falënderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, për ta kaluar së bashku këtë situatë të vështirë!” – shkruhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post