Policia e Shtetit ka nisur trajnimin e efektivëve që do të angazhohen në monitorimin e procesit zgjedhor më 25 prill në vend. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në prezencën e kreut të OSBE-së në Tiranë, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe zv/Prokurorit të Përgjithshëm, ka paraqitur programin e trajnimit me të gjitha detyrat për uniformat blu.
Kreu i policisë, Ardi Veliu u shpreh se efektivët do të angazhohen për sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke kërkuar bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse.
Ndërkohë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se policia duhet të tregohet e paanshme dhe profesionale në detyrën e saj.
Diskutime rreth kësaj post