Dy persona janë arrestuar nga policia në zonën e quajtur Bishti Kamëz në Durrës, mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga policia në pranga janë vënë N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, të cilët akuzohet se po shpërndanin para në këmbim të votës.
Gjatë kontrollit, blutë njoftuan se kanë gjetur dhe sekuestruar 28 zarfe me para të prerjeve 5-she dhe 10-she që dyshoheshin se do të përdoreshin për të blerë vota dhe disa fletë votimi të cikluara për një subjekt politik.
Diskutime rreth kësaj post