Shqetësimi për trefishimin e lëndës narkotike kanabis sativa të kultivuar në vend, si dhe akuzat e shumta në drejtim të situatës dhe Policisë së Shtetit, ka bërë që të përshkallëzohen masat ndaj këtij fenomeni.
Kështu, nisma më e re e Policisë së Shtetit ka të bëjë me vetëdeklarimin nga ana e të gjithë punonjësve të policisë, për përfshirje ose jo të familjarëve të tyre në këtë aktivitet kriminal.
Ka qenë drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Edmond Tarkaj, i cili është shprehur se punonjësit e policisë do firmosin një deklaratë ku të tregojnë se familjarët dhe të afërmit e tyre nuk janë të përfshirë në kultivimin kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Në të kundërt, ata do të bëhen përgjegjës njësoj si ata që janë të përfshirë.
“Gjithashtu zoti Tarkaj ka bërë prezent një sërë masash parandaluese, duke filluar nga firmosja e një deklarate nga çdo punonjës policie dhe çdo punonjës që paguhet nga buxheti i shtetit, të cilët do të deklarojnë se asnjë prej familjarëve apo rrethit familjar nuk do të kultivojnë bimë narkotike. Çdo blegtor apo fermer që do të marrë me qira apo në përdorim toka bujqësore, sipërfaqe kullosore dhe pyjore, do të jetë personi përgjegjës, që në territorin që ka në administrim në rast se do te evidentohet kultivim i bimëve narkotike apo zjarrvënie e qëllimshme, këta blegtor apo fermer do të procedohen penalisht sipas ligjit, pavarësisht se janë apo jo autor të veprës penale”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Dibrës.
Diskutime rreth kësaj post