Një video e rëndë, ku policët dhunojnë një të ri, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ ALBANIA, dy efektivë të policisë së Durrësit kanë zënë përfund një të ri dhe e qëllojnë duke i përplasur edhe kokën në tokë nga impakti i goditjeve.
E po ashtu nuk mungojnë as fyerjet dhe kërcënimet se do ta masakrojnë.
Ndërkohë që skena ndodh pranë tyre afrohet një tjetër qytetar që i kërkon që të qetësojnë gjakrat, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Polici 1: Mos fol më se ti kam …. o këlysh ….
Qytetari: Po na terrorizoni o çuna!
Polici 1: Do të të masakroj, boll, boll, dorëzohu!
Qytetari: Ej po ça bëni mo?!
Polici 2: Të sakatova! Të mbyta!
https://www.facebook.com/watch/?v=672941754830814
Diskutime rreth kësaj post