Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar një foto nga selia blu, ku në taracë duken 4 efektivë të policisë, ku
në postimin e bërë në “Facebook”, Berisha i bën thirrje kryeministrit Rama, që të mbajë duart larg PD, duke i kujtuar se ajo seli nuk është repart ushtarak.
“Edvin larg duart nga selia e PD! Ky nuk eshte repart ushtarak por eshte Selia e Partise Demokratike!
Miq, ne nje akt te pashembullt, armiqesor absolut ndaj Partise Demokratike, Kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama pushton me narkobandite me uniforme Seline e Partise Demokratike! Sb”, shkruan Berisha.
Reagimi i ish-kryeministrit, vjen pasi u raportua se në tarracën e PD ishin vendosur forca të policisë për të ruajtur selinë.
Kujtojmë se këtë fakt e mohoi Policia e Shtetit, por edhe kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post