Kohët e rikuperimit mbeten ende të paqarta: vetëm pas konsultës së re mjekësore dhe ndërhyrjes së mundshme kirurgjikale do të mund të dihet me përafërsi se kur Allegri do të mund të mbështetet sërish te Paul Pogba.
Sigurisht, megjithatë, dëmtimi i meniskut anësor do ta detyrojë mesfushorin e Juventusit të anashkalojë të gjithë fazën përgatitore, një problem serioz në një sezon që tani të komplikuar dhe me një start me intensitet shumë të lartë për shkak të Botërorit në vjeshtën e ardhshme.
Edhe sikur të mos ishte një ndalesë dy mujore (skenari më i keq), është pothuajse e pamundur të imagjinohet një rikuperim në më pak se 40 ditë: ndaj Allegri do të duhet të bëjë pa francezin jo vetëm në fillim të kampionatit, por edhe në daljet e para në Champions.
Një ndalesë që, duke parë statistikat e tre viteve të fundit me Manchester United, ngre njëfarë alarmi. Të dhënat në lidhje me Pogba nuk janë ngushëlluese nga ky këndvështrim.
Në sezonin 21/22 francezi luajti 27 ndeshje për një total prej 1782 minutash: ai mungoi për shkak të dëmtimit (probleme muskulore në kofshë dhe komplikime në kavilje) 18 ndeshje të Premier League, 2 të Champions League dhe 2 mes FA Cup dhe League Cup. Më e keqja e tre sezoneve të fundit ishte 19/20. Vetëm 1608 minuta në fushë të ndara në harkun e 22 ndeshjeve.
Mungoi ndërkohë në 9 ndeshje të Europa League, 22 të Premier, 4 të FA Cup e po aq në League Cup. Në sezonin 20/21 shifrat janë pak më të mira: 2861 minuta të luajtura në 42 ndeshje, një mungesë në Champions League, 3 në Europa League, 9 në Premier League, 2 në FA Cup dhe 1 në League Cup. Në bazë të të gjitha këtyre mungesave, të shumta, kanë qenë dëmtimet muskulore në kofshë dhe pulpë dhe një problem i vazhdueshëm i kaviljes.
Tani, kjo ndalesë e re. Një shqetësim që Pogba e kishte ndjerë prej disa kohësh dhe që e detyroi të ndalonte tre ditë më parë. Optimizmi fillestar i la vendin shqetësimit pas ekzaminimeve të para mjekësore. Tani operacioni dhe më pas rikuperimi. E kaluara e francezit dhe një e ardhme e afërt shumë intensive, megjithatë, legjitimojnë frikën e tifozëve të Juventusit.
Diskutime rreth kësaj post