Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se qeveria Rama është një regjim që ka fytyrën e pështirë të drejtuesit.
Komentet Salianji i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku thotë se Rama është si çdo diktator që pasi ka shkallmuar pavarësinë e çdo institucioni dhe ka vendosur nën thundër gjithçka reagon sikur nuk di gjë.
Të njëjtën gjë sipas tij bëri edhe pasi sistemi që ai ka ndërtuar dënoi poeten Mimoza Ahmeti për riparimin e shtëpisë së saj.
Salianji shton se oligarkët e ndërtimeve i kanë mbyllur gojën kryeministrit Rama dhe sipas tij ata janë të paprekshëm nga asgjë.
Poetja Mimoza Ahmeti u dënua pasi riparoi shtëpinë pas
“Regjimi i Ramës është i neveritshëm dhe ka fytyrën e pështirë të drejtuesit!
Tipikisht si çdo diktatoruc që pasi ka shkallmuar pavarësinë e çdo institucioni dhe ka vendosur nën thundër gjithçka reagon sikur nuk di gjë!
Raportimi nga mediat se sistemi Rama ka dënuar Mimoza Ahmetin për riparime njësoj siç bëri me Bojken Lakon pak kohë më parë fakton dhe njëherë brutalitetin e injorancës që Rama e ka ngrit në piedestal. Ramistët nuk njohin asgjë përveç parasë, institucionet e tij dhunojnë këdo që nuk paguan ryshfet! Cilido qe përpiqet te zbatoje ligjin apo të mos përfshihet në paligjshmëri dënohet!
Të gjithë gangot e pushtetit ndërtojnë në mes të Tiranës dhe as i prek, as i prish dhe as i dënon askush, janë të paprekshmit e Ramës! Për oligarkët ligji nuk ekziston, ata bëjnë ligjin! Ka muaj qe KM as përgjigje nuk më kthen dot për oligarkët e ndërtimeve, ja kanë mbyllur gojën!
Shkresa 2 muaj ende pa përgjigje!”, është shprehur Salianji.
Diskutime rreth kësaj post