Poem Vula feston sot 2 vjetorin e saj të lindjes. Në këtë datë të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim i ngrohtë nga Ledri Vula për të voglën e saj. Reperi ka publikuar një video-kolazh me disa momente të bukura me të bijën, video e cila padyshim i ka emocionuar të gjithë.
Të shumta kanë qenë komentet poshtë këtij postimi, ku sigurisht vëmendjen e tërhoqi ai i mami Sarës. Me komentin e saj, Sara Hoxha përshkroi reagimin e të gjithëve kur pamë videon e Ledrit dhe Poit.
“Unë nuk po qaj, po ti,”-shkruan blogerja shoqëruar me një emoji me sytë me lot.
Diskutime rreth kësaj post