Një hyrje e Podcastit të Afrona Dikës me Bleron bëri bujë në mediat rozë.
Ish-çifti u shfaq duke qarë te pyetja se përse u prish martesa e tyre.
Por, pas shfaqjes së saj ka pasur reagime të shumta ku nuk mungoi as nga vetë këngëtari.
Kjo bëri që podcasti i paralajmëruar të mos publikohet deri tani.
Afrona minuta më parë ndau një shkrim ku paralajmëroi që ky episod duhet të shtyhet për arsye të ndryshme.
“Nuk ka sekrete, ju keni të drejtë të dini gjithçka. Këtë informacion do t’ju njoftoj së shpejti”, shkroi ajo.
Diskutime rreth kësaj post