Po vjen vala më e nxehtë. Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe për ditën e nesërme.
Ndikimi i masave ajrore të nxehta dhe orët e gjata me diell do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Në zonat malore 19 deri 38°C,
Në zonat e ulëta 20 deri 43°C,
Në zonat bregdetare 25 deri 39°C.
Instituti i Gjeoshkencave ka bërë një paralajmërim edhe zjarret në pyje. “Sot pasdite (e enjte, dt.20) dhe nesër (e premte, dt.21) pritet nivel rreziku “i lartë” në qarkun Fier dhe Berat ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “i moderuar”.
Në disa prej këtyre qarqeve pritet rrezik “i lartë” vetëm ne zona te lokalizuara, konkretisht: Durrës (L), Elbasan (P), Kukës (VL), Lezhë (VP), Shkodër (VP), Tiranë (P) dhe Vlorë (VL dhe J). Rreziku pritet te jete me i larte gjate dites se nesërme” mbyllet njoftimi.
Diskutime rreth kësaj post