Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka theksuar se po i hiqen kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm dhe po i kalohen zyrtarëve të cilët nuk ka asnjë përgjegjësi për organizimin brenda partisë.
Sipas tij në PD po veprohet sërish sipas interesit personal.
“PD po veprohet sërish sipas interesit personal. Këto shqetësime i kam ngritur disa ditë më parë. Pas refuzimit të pashpjegueshëm disa ditor, të enjten u deklarua mbledhja e Këshillit Kombëtar do të mbahet më datë 20, por nuk isha njohur përmbajtjen e tij. Pasi u njoha, kuptova se vendimi bie ndesh me statutin e PD-së dhe me vetë vendimet e Këshillit Kombëtar. I heq kompnetancat sekretariatit. Organizimi i partisë është përgjegjësi e sekretarit të përgjithshëm. Njoftimi i mbledhjes së këshillit është kompetencë e sekretarit të përgjithshëm”-tha Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post