Kryeministri Edi Rama, është shprehur në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, se disa qytetarë po përfitojnë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Gjatë fjalës së tij, Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos shembin shtëpitë e tyre, për të përfituar nga situata e post tërmetit për t’i rindërtuar ato.
Kryeministri deklaroi se disa qytetarë u bien mureve të shtëpisë me vare, në mënyrë që shtëpinë e re t’ua ndërtojë shteti, ose organizatat që po kontribuojnë për të ndihmuar qytetarët që u prekën nga tërmeti 6.4 ballë.
“Ka raste që po u bien me vare shtëpive. Kjo histori ka një cak. Mos bëni aventura të tilla sepse inventari është ky që është. Shqipëria ka banesa në situatë kritike më shumë se kaq. Por ata nuk hyn në këtë program. Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën, por nuk hynë dot në shtëpi. Duhet të jem shumë i qartë sepse është e pamundur vetëm shto, shto. Numrat janë këto që janë dhe ne do ti përditësojmë”, tha Rama./Opinion
Diskutime rreth kësaj post