Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se janë bërë dhe 18 analiza të tjera dhe priten rezultatet nëse janë me COVID-19 apo jo.
Po ashtu ministrja tha se të gjithë ata që kanë dyshime nëse janë prekur nga virusi të kontaktojnë në numrin 127.
“Kemi bërë dhe 18 analiza të tjera dhe priten rezultatet e tyre për të parë nëse janë me koronavirus. Ne kemi bërë një kontroll në të gjithë Shqipërinë dhe ftojmë të gjithë qytetarët që kanë dyshime të kontaktojnë në numrin 127”, u shpreh Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post