Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume thotë se emigrantët duhet të deklarojnë adresën e tyre të qëndrimit në mënyrë që tu vijë me postë fleta e votimit.
“Të gjithë ata shtetasit shqiptarë që e kanë të regjistruar në adresën e tyre në vendin ku jetojnë. Duhet të kenë të drejtën për të votuar të gjithë ata që deklarojnë adresën e tyre. Duhet të njoftohen të gjithë shtetasit shqiptarë kudo që të jetë.
Duhet që shqiptarët të kontaktojnë me institucionet zgjedhore dhe të bëjnë një kërkesë për tu regjistruar në zgjedhje. KQZ të ketë mundësi të dërgojë me postë zarfin që përmban brenda me fletën e votimit, pasi zgjedhësi e merr atë dhe e dërgon sërish në postë. Është një kosto që mbulohet nga shteti. Për shërbimin postar duhet të bien dakord paraprakisht. Po të votojnë mund të përmbysin rezultatin”, – tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post