Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Elbasan nuk i kurseu ironitë me kandidatët e PD-së dhe aleatët e saj.
Rama tha se do të bëhej hataja në rast se këta që kandidojnë sot të drejtonin ministritë më të rëndësishme në vend.
Deklarata e Ramës:
“Mendoni se disa nga ju jeni demokratë dhe nuk jeni të kërcënuar. Po sikur nesër ta marrë Ministrinë e Arsimit Tim Idrizi, e dini çfarë iu gjen juve. Sepse mënyra se si ndahet pushteti, se janë po ata. Është me parcela dhe në çdo parcelë është agai dhe partia e ministrit është ajo që vendos. Nuk po them që larg qoftë që ministrinë e Arsimit dhe Shëndetësisë ta marrë LSI-ja. Ka qenë Nard Ndoka ministër Shëndetësie, imagjinojeni sikur të na kishte sulmuar virusi me Nard Ndokën ministër, në ata stalla që vetëm spitale nuk quheshin”,- tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post