Deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi është përballur me një të papritur mëngjesin e sotëm. Teksa ka shkuar në degën e partisë në Fier, dera e zyrës nuk i është hapur pasi janë ndërruar bravat.
Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë nëse bravat e dyerve janë ndryshuar me urdhër të kryetarit të ri të degës së PD-në në Fier. Dyshohet paraprakisht se shkak po bëhen takimet e foltores së Sali Berishës.
Anëtare te seksionit të PD në Fier me kryetar dege Luan Baçin kanë qenë pak më herët në policinë e Fier për ta denoncuar këtë fakt. Luan Baçi nuk është më kreu i PD-së për qarkun Fier, pas një vendimi të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post