Një djalë shqiptar vetëm 21 vjeç ka gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, rreth otës 07:00.
I riu me inicialet L. F., që ishte drejtues i mjetit ka gjetur vdekjen në vend, sipas mediave italiane. Edhe pse banorët të alarmuar kanë lajmëruar ambulancën, 21 vjeçari për fat të keq ka ndërruar jetë nga plagët e rënda që ka marrë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Sipas raportimeve të deritanishme, thuhet se nuk ka pasur automjete të tjera të përfshira në aksident, ndërsa mësohet se i riu ishte duke shkuar për të punuar në një kompani për mirëmbajtjen e rrugëve, jo shumë larg nga vendi ku është aksidentuar për vdekje.
Diskutime rreth kësaj post